Inteligjenca amerikane: Ka shumë pak gjasa që Rusia të përdorë armë bërthamore

Rusia ka shumë pak gjasa që të përdorë armët e saj bërthamore, tha sot kreu i inteligjencës amerikane, duke lënë të kuptohet se Moska do të ushtrojë përmbajtje pavarësisht se ka pësuar humbje të mëdha në luftën në Ukrainë.

“Ka shumë pak gjasa, ky është vlerësimi ynë aktual”, tha Drejtori i Inteligjencës Kombëtare (DNI) Avril Haynes, duke folur në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit.

Duke komentuar një humbje të mundshëm të SHBA-së, Haynes tha se si Kina ashtu edhe Rusia do të përpiqen të përfitojnë dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të shtyrë narrativën e tyre për “paaftësinë” e Amerikës për të funksionuar si një demokraci.

“Unë mendoj se analistët tanë do të pajtohen me ju se është pothuajse e sigurt që (të dy vendet) do të përpiqen të përfitojnë nga kjo mundësi”, i tha Haynes Komisionit.

 


Shtuar 4.05.2023 18:42