EMRI/ Zbardhen detaje të reja për viktimën e gjetur në Korçë
Pëlqej
Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në fshatin Çiflig të Korcës.

Viktima është identifikuar si Vasil Mati. Sipas raportimeve ai ka humbur jetën ndërsa shkonte të punë.

Ndërsa trupi i tij i pajetë është gjetur nga një banorë i zonës.

Sipas raportimeve në kërkim të viktimës ishte vënë edhe bashkëshortja e tij pasi nuk i përgjigjej telefonatave.

Deri më tani nuk është raportuar për shenja dhune në trupin e viktimës, por mendohet për shkaqe natyrale.

Në dyshimet e para të policisë shkak për humbjen e jetës mendohet të jetë ataku kardiak ku mendohet të ketë ndikuar i ftohti.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një tjetër person humbi jetën në Korçë për shkak të të ftohtit, ndërsa udhëtonte me biçikletë./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori