Persona të panjohur përdhunojnë një grua në Kosovë, e reja mbetet shtatzënë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Ferizaj, Koosvë. Disa persona të panjohur kanë përdhunuar ditën e djeshme një grua.

Mediet në Kosovë bëjnë me dije se e përdhunuar ka mbetur shtatzënë pas aktit ë përdhunimit.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimën kosovare persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatzënë. Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokuroria, ndërsa policia vijon procedurat hetimore për vendosjen e dhunuesve para drejtësisë./albeu.com/ 


Shtuar 24.04.2023 11:26