Eleminohet 21 vjeçari shqiptar në Britani, policia apel për ndihmë
Një i ri shqiptar është eleminuar në Britaninë e Madhe. 21-vjeçari Serxhio Marku, u gjet fillimisht i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital.Dy italianë janë ndaluar si të dyshuar për ngjarjen. Francesco Dagostino, 44 vjeç, rezident në Stafford Road, Brighton dhe Giuseppe Petriçione, 45 vjeç, pa një residencë mbahen në burgun Highdoën në Sutton.Policia ka kërkuar informacion për viktimën që mund ta ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. “Dy burra të akuzuar për eleminimin e të riut shqiptarit Serxhio Marku në Brighton kanë dalë në Leëes Croën”, deklaroi policia.

Serxhio, 21 vjeç, u gjet i plagosur rëndë kur policët hynë me forcë në një banesë në Rrugën Stafford në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (11 shtator). Ai kishte pësuar lëndime të rënda dhe u dërgua në Spitalin e Qarkut Royal Sussex, ku u konstatua më pas se kishte ndëruar jetë. Hetuesit tani po përpiqen të zbulojnë si përfundoi në banesë dhe lëvizjet e tij në para ngjarjes”.

Kryeinspektori i hetuesve Alex Geldart, nga Ekipi i Krimeve të Mëdha të Surrey dhe Sussex, i cili po udhëheq hetimin, tha: “Specialistët tanë janë lidhur me familjen e Serxhios në Shqipëri duke i ofruar mbështetje dhe mendimet tona janë me ta dhe miqtë e tij.Dua t’u drejtohem miqve të Serxhios në zonën e Brighton pasi ne dimë shumë pak rreth tij dhe duam të zbulojmë se ku jetonte ai dhe me kë shoqërohej në vend. Ne besojmë se ai mund të ketë udhëtuar nga qyteti në zonën e Seven Dials dhe mundësisht në Stafford Road, me taksi gjatë mbrëmjes para se të sulmohej.

Ai mund të ketë qenë me dy burra të tjerë dhe ne do të donim të dëgjonim nga shoferi i taksisë që e transportoi. Unë i bëj thirrje kujtdo që të ketë informacion në lidhje me incidentin, ngjarjet që çojnë tek ajo ose veçanërisht për vetë Serxhion, të raportojë në internet ose të telefonojë 101 duke cituar Operacionin Barnfield”, tha kryehetuesi.Dy italianët e akuzuar Petriçione dhe Dagostino, që kanë ardhur nga Napoli u akuzuan për ngjarjen të premten më 13 shtator dhe dolën para gjykatës më 14.Ata u mbajtën në paraburgim për t’u paraqitur në Gjykatën e Leëes Croën dje. Ata pritet të dalin sërish në gjyq më 1 Nëntor.


Shtuar më 17/09/2019, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori