Eleminimi i Santiagos, i ndaluari dyshohet se ka informuar autorët për lëvizjet e viktimës
Policia e Tiranës ditën e djeshme ka ndaluar shtetasin Blendi Teta, si një prej të dyshuarve kryesorë për eleminimin e Santiago Malkos.

39 vjeçari dyshohet të jetë personi që ka informuar autorët e vrasjes së Santiago Malkos, për lëvizjet e këtij të fundit pak minuta para se të ndodhte vrasja. Pas ndalimit nga policia, Tetas i janë sekuestruar dy aparate celularë, kqyrja e të cilëve pritet të hedhë edhe më shumë dritë mbi dyshimet e policisë.

Efektivë të sektorit kundër krimeve kanë tentuar të marrin edhe një herë në pyetje 39 vjeçarin Blendi Teta, tashmë i ndaluar si i dyshuar ne vrasjen e Santjago Malkos, transmeton TCh.

Mësohet se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, Teta është vërejtur të kalojë pranë vendit të ngjarjes, duke ngritur dyshimet se mund të jetë pjesë e atentatit ndaj Malkos. Por në dëshminë e parë dhënë para grupit hetimor, 39 vjeçari ka mohuar të jetë ndodhur aty pranë.

Më tej Teta ka treguar se ka qenë vetëm një kalimtar i rastit dhe jo të ketë lidhje me ngjarjen.

Megjithatë, policia dyshon se mund të ketë lidhje me autorët e vrasjes së Santjago Malkos. Përveç akuzës veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, policia e akuzon atë edhe për dëshmi të rremë.


Shtuar më 16/09/2019, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori