Shkrumboi 9 makina, në pranga autori në Elbasan
Policia e Elbasanit ka vënë menjëherë në pranga autorin, i cili dyshohet të ketë djegur dy makina gjatë orëve të para të mëngjesit në këtë qytet. Sipas Policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale M.T, 38 vjeç.

Nga të dhënat e siguruara në rrugë operative dyshohet se po ky shtetas rezulton të jetë i përfshirë edhe në gjashtë raste të tjera, po me djegie.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Zjarrvënësi".Policia e Elbasanit zbadh ngjarjet në fushën e shkatërrimit të pronës me zjarr të ndodhura në qytetin e Elbasanit.

Arrestohet në flagracë 38 vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në sajë të një pune të mirë-organizuar dhe intesive disa mujore, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar "Zjarrvënësi", ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.T., 38 vjeç, pasi gjatë natës në lagjen ' 5 Maji', dyshohet se ka djegur me zjarr dy automjete.

Nga veprimet hetimore të kryera prej disa muajsh në lidhje me zbardhjen e djegies së disa automjeteve të tjera të ndodhura më parë në vende të ndryshme të qytetit të Elbasanit, rezultoi se shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autor dhe konkretisht:

Më datë 12.02.2019, në lagjen "Aqif Pasha", Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

Më datë 14.02.2019, në lagjen "Visarion Xhuvani", Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

Më datë 09.04.2019, në lagjen "Aqif Pasha', Elbasan, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të djeg një mjet .

Më datë 10.08.2018, në lagjen "Brigada 17 Sulmuese', Elbasan, ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

Më datë 21.11.2018, në lagjen "Partizani", Elbasan, dyshohet se ka djegur pjesërisht mjeti i cili ishte i parkuar në rrugë.

Më datë 19.12.2018, në lagjen 'Beqir Dardha' , Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr'. /albeu.com/

Shtuar më 16/04/2019, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori