Ndërtimet pa leje në Kushtetuese/ Shtyhet sërish seanca për padinë e PD-së, Bardhi: Trupa gjykuese ka marrë urdhrin mafioz të Edi Ramës

Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën Kushtetuese për padinë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kundër vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Senca u shty me arsyes se firmëtarët të cilët kanë firmosur këtë kërkesë duhet të jenë të pranishëm në sallë.

Në lidhje me këtë deouteti demokrat, Gazment Bradhi, tha se GJK ka rënë pre e mesazheve mafioze të kryeministrit Edi Rama në Twitter.

Ai tha se trupa gjykuese do që të zvarrisë procesin.

“Jemi përfaqësuar me të njëjtin autorizim, ka një shantazh të drejtpërdrejtë nga ana e kryeministrit, gjykata po bëhet vegël. Është anti-kushtuese, gjykata e shtyn me ditë të tjera me një vendim absurd. Sot gjeti një shkak tjetër për ta shtyrë, çështja duhet të ishte zhvilluar më herët. Është shtyrë qëllimisht, që ndërtuesit të rregullojnë lejet për katet pa leje. Përpara një jave kanë dhënë të njëjtën praktikë, është e njëjta trupë, nëse do ndryshonte do e kuptoja. Të hapin dosjet gjyqësore është e njëjta autorizim, në këtë çështje ka ndërruar standardin”, u shpreh Bardhi.

Opozita e quajti shkelje të ligjit operacionin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve, ndaj vendosi ta dërgojë në Kushtetuese me kërkesën për shfuqizimin e vendimit. Sipas demokratëve Rama ka marrë në mbrojtje oligarkët e ndërtimit të Kullave pa leje në mes të Tiranës.
PD kërkoi shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën. Sipas padisë ky vendim i qeverisë është marrë ne qëllim favorizimin e oligarkëve, të cilët kanë ndërtuar kate pa leje përmes të cilave kanë pastruar paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë./albeu.com/