Përmbyset automjeti i blinduar me targa ruse tek "Shqiponja", shoferi ia mbath
Një aksident i rëndë është shënuar sot në Tiranë, ku një mjet luksoz është përmbysur tek sheshi “Shqiponja”.

Siç shihet në pamjet e siguruara, një automjet luksoz tip “Benz G-Class” me targa ruse, është kthyer përmbys në rrugë.

Ende nuk raportohet për persona të lënduar, pasi ngjarja sapo ka ndodhur dhe po vijojnë hetimet.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit si dhe kërkimin e drejtuesit të mjetit.
Shtuar më 11/09/2019, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori