Socialistët dhe demokratët s’gjejnë paqe, Rama nuk i bashkohet në Parlament, ndez qiri për viktimat e tërmetit (Video)

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndezur një qiri në nder të viktimave të tërmetit në Siri dhe Turqi.

Ai ka vendosur që mos i bashkohet as seancës së sotme plenare në Kuvend.

Ndërkohë opozita është duke protestuar jashtë ambienteve të Kuvendit, ndërsa një pjesë tjetër e deputetëve demokratë ndodhen në Parlament.

Edhe pse ditë zie kombëtare, seanca plenare është shoqëruar me tensione të shumta mes socialistëve dhe demokratëve. Lindita Nikolla ka vendosur të përjashtojë Berishën nga seanca plenare, sespe sipat tyre ka përdorur gjuhë jo etike ndaj deputetëve në Kuvend./Albeu.com/


Shtuar 13.02.2023 18:31