E FUNDIT/ Zaev jep dorëheqjen
Dy persona me maska e armë i rrëmbejnë ‘Benz’-in kuksianit në Krujë
Një tjetër grabitje është regjistruar mbrëmjen e sotme, në qarkun e Durrësi përkatësisht në Thumanë të Krujës.

Bëhet fjalë për një grabitje me armë rreth orës 20:30, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur i kanë zënë pritë duke grabitur një makinë në Thumanë.

Pronari i makinës tip ‘Benz’ me targa AA046TA është nga Kukësi. Autorët kanë marrë makinën dhe janë larguar.
'
Kujtojmë se pak momente më parë një grabitje me armë u krye në Durrës ku tre persona të maskuar terrorizuan dhe i morën 10 mij euro një biznesmeni.

Ende nuk dihet nëse grabitja e makinës në Thumanë ka lidhje me ngjarjen në Durrës, nëse janë të njëjtët autorët që mund të kenë grabitur makinën për të humbur gjurmët. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori