Haga e shpall kriminel lufte Putinin, përgjigjet Moska: E pavlefshme

Një urdhër-arresti është lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës të presidentit rus Vladimir Putin për përfshirjen e tij në rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina.

Kremlini e ka quajtur urdhër-arrestimin e Vladimir Putinit “të egër dhe të papranueshëm”.

Zëdhënësi Dmitry Peskov përsëriti se Rusia nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Çdo vendim i gjykatës ishte “i pavlefshëm” në lidhje me Rusinë, tha zoti Peskov.

I pyetur nëse Putin kishte frikë të udhëtonte në vendet që e njohën GJNP-në, Peskov tha: “Nuk kam asgjë për të shtuar për këtë temë. Kjo është gjithçka që duam të themi.”/Albeu.com/