Dritë edhe në mes të tunelit, 5 mjekë dhe infermierë ja hedhin luftës me koronavirusin
5 mjekë dhe infermierë kanë mundur të shërohen dhe t'ja hedhin luftës me koronavirusin.

Ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se numri i personelit mjeksor të shëruar deri më tani shkon në 13, ndërsa numri total i pacientë të shëruar nga koronavirusi në vendin tonë deri më tani është 67.

Ndërkohë këtë të mërkurë në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me COVID 19 16 raste të reja duke e çuar në 259 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe 15 numrin e viktimave.

Postimi i plotë:

#COVID-19 Lajm i mirë

Edhe 5 mjekë dhe infermierë të shëruar

Shkon në 13 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës

Deri tani janë 67 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19. /albeu.com/

Shtuar më 01/04/2020, ora 14:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori