''Do vuajmë, do vritemi e do plagosim", Rama: Harrojeni jetën që bënit më parë
Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi shtohet në mbarë botën, edhe në Shqipëri situata po rëndohet.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të fortë duke u shprehur se “duhet ta harrojmë jetën që bënim më përpara”.

Kjo është një luftë, tha Rama, dhe do të ketë vuajtje dhe të humbur.

“Harrojeni jetën që bënit para koronavirusit. Kjo nuk është jetë. Kjo është mbijetesë. Njerëzit rrinë edhe pa ngrënë një ditë dhe dy ditë. Bëhuni gati për luftë. Nuk do keni përfitimet që kishit më përpara. Do vuajmë, do vritemi, do plagosim, por do t’ja dalim”, deklaroi Rama në news24.

Rama deklaroi se shqiptarët kanë reaguar më mirë se kushdo tjetër në këtë pjesë të botës.

“Askush nuk ka reaguar si shqiptarët. Unë nuk besoj se ka ndonjë vend tjetër në këtë vend të botës që të ketë reaguar kaq pozitiv sa Shqipëria. Nga pikëpamja e reagimit, unë nuk besoj se ka vend tjetër në këtë pjesë të botës, që të kenë reaguar si shqiptarët” , u shpreh kryeministri.
Shtuar më 26/03/2020, ora 22:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori