“Do ta tërheqim Ramën zvarrë”, banorët e Astirit nuk heqin dorë
Dita e sotme është dita e 75 e protestës së banorëve të Uanzës së re.

Edhe pse kanë kaluar dy muja, ata nuk kanë ndërmend të ndalen dhe kërkojnë anullimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre.

Banorët si cdo ditë, kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit.

“Ne jemi shembulli i gjithë Shqipërisë se kemi 75 ditë që luftojmë për shtëpitë tona. Jo nga Kamza, por edhe nga Saranda do vimë këtu ta tërheqim zvarrë Edi Ramën se e ka mbushur kupën.

Do t’na fusin në konflikt për një arsye vërtet madhore që të mbushë xhepat Edi Rama.”, u shpreh një nga banorët. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori