Batuta e Metës për Ramën: Do ta dekoroj me 'Urdhërin e Skënderbeut' nëse hapen negociatat në tetor
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një deklaratë mjaft surprizuese pë kryeministrin Rama për të cilin tha se nëse vendi do të merrte një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave dhe integrimin në BE, ai do ta dekoronte shefin e ekzekutivit me dekoratën “Urdhëri i Skënderbeut” edhe nëse nuk do ta pranonte.

Këtë deklaratë Meta e bëri gjatë konferencës prej një orë e 30 minuta që zhvilloi me gazetarë duke ju përgjigjur një pyetje provokuese lidhur me zbutjen e toneve mes palëve kohë e fundit.

Ndësa për Bashën, Meta tha se nuk do ta dekoronte sepse ‘k braktisur institucionet dhe as Kryemadhin pasi ka mbështetur Bashën

Pyetje: Duket sikur Rama dhe Basha janë dakortësuar për hapjen e negociatave në Tetor, gjithashtu ju thatë se ka kaluar shumë mirë se ka kaluar shumë mirë gjatë një vizite që ka pasur në Skrapar dhe Berat…?

Meta: Që unë të bëhem xheloz për Edi Ramën këtë se pranon edhe Edi Rama. Ju kam thënë edhe disa diplomatëve mos ma merrni në qafë Edin se duke I thënë mirë mirë merrni në qafë jo vetëm atë por edhe gjithë Shqipoërinë. Nëse do ti happen negociatat apo të pranohemi në BE unë edhe nëse nuk e pranon ai, do tij jap dekoratën e “Urdhërit të Skënderbeut”. Ku të dija unë se ne që ishim përkrah Kroacisë, dhe para MAlit të I, e Serbisë, dhe tani diskutojmë çështje për të cilat për Shqipërinë nuk duhej të ishin as në axhendë kombëtare as ndërkombëtare. Ndaj për dekoratën bëhuni gati, sepse edhe edhe nëse nuk e pranon unë do tia akordoj

Bashën jo se ka braktisur institucionet, as Monikës sepse I ka dhënë mbështetje Lulit
Shtuar më 11/09/2019, ora 18:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori