Dikur iu sekuestrua pallati 2 milion euro dhe 20 prona të tjera, kush është “kumbari” i Shkodrës që listoi OFL
Bardhok Pllanaj i njohur si "Kumbari i Shkodrës" është një nga emrat e radhës që OFL i ka kërkuar të justifikojë pasurinë.

Ai ka qenë më parë i arrestuar për pastrim parash, falsifikim dokumetesh, ndërtim pa leje dhe tregti lëndësh narkotike.

Pllanaj po ndërtonte një pallat dhjetëkatësh me para të cilat ridhnin nga aktiviteti i tij kriminal i mëparshëm pasi ‘Sheiku’ sipas Policisë është dënuar më parë në Gjermani në fushën e narkotikëve. Po në 2019 Pllanajt iu sekuestruan edhe 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etj kryesisht në Dobrac të Shkodrës.

Emri i Pllanajt do të lakohej për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Planaj arriti t’i shmangej kapjes.

Më tetor të 2019 Pllanaj i cili ishte në arrest shtëpie theu masën e sigurisë por u arrestua më pas në Lushnje. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2020, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori