Po shkonin në ekskursion, autobusi me nxënës përplaset me makinën në rrugën Librazhd-Përrenjas

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Përrenjas-Librazhd.

Një autobus me nxënës është përplasur  me një makinë.

Sipas informacioneve paraprake  nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se në autobus udhëtonin nxënës nga Librazhdi e Prrenjasi, që do shkonin në ekskursion për Gjirokastër.

Ndërkohë shkak i akdsientit dyshohet të jetë lagështia në rrugë.

/albeu.com/