Dalin nga spitali zyrtarët e helmuar nga zarfet serbe
Të dymbëdhjetë zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që kishin kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive të QKUK-së pas hapjes së zarfeve nga Serbia tashmë kanë dalë nga spitali.

Gjendja shëndetësore e 12 zyrtarëve të KQZ-së së shtruar në Klinikën Infektive është vlerësuar e mirë ku në bazë të vëzhgimeve laboratorike rezulton se nuk kishin infeksione ngjitëse.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, në një nda daljet e saj para gazetarëve tha se të gjitha analizat që u janë bërë zyrtarëve kanë treguar se nuk ka infeksione.

Ndërkohë, të dielën e 13 tetorit, gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia, zyrtarët e KQZ-së janë ankuar për kundërmim të zarfeve dhe për një alergji të mundshme.



Shtuar më 21/10/2019, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori