"Çudira shqiptare": Hajdutët vjedhin makinën e gjyqtarit, e përdorin për krim dhe ia kthejnë në parkim
Një ngjarje të tillë mund ta keni parë vetëm në filma ose lexuar në libra. Por këto "çudira" kanë ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, në të cilën është përfshirë makina e një gjyqtari si edhe një grup hajdutësh.

Abcnews raporton se një grup hajdutësh kanë vjedhur makinën e një gjyqtari në Tiranë pak netë më parë.

Por, qëllimi i vjedhjes nuk ka qenë makina, por përdorimi i saj në një ngjarje kriminale që ka ndodhur në qytet. Pasi kanë përfunduar "punë" hajdutët e kanë kthyer makinën sërish në vendin ku e morën duke shënuar kështu një skenar të paparë deri më tani të këtij lloji.

Gjyqtari e ka marrë vesh se i kishin vjedhur makinën vetëm pasi policia ia behu në shtëpi duke kryer aty edhe një kontroll pa një vendim gjykate.

Kontrolli në fjalë është kryer duke marrë në konsideratë ndryshimet e fundit ligjore për prokurorët dhe gjyqtarët, një pjesë të të cilëve kryeministri Rama i quajti grupi “Kap ǒtë Kapësh”.



Shtuar më 19/11/2019, ora 12:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori