Iu përmbyt varka me vela, turisti Italian rrezikon jetën në Shëngjin (VIDEO)

Shërbimet e patrullës së SPK Shëngjin kanë shpëtuar nga mbytja një tursit Italian, i cili po shëtiste në det me varkë me vela.

Për shkak të erës varka është rrëzuar, por fatmirësisht ai ka shpëtuar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Gjatë patrullimit të hapësirës detare, shërbimet e patrullës së SPK Shëngjin janë njoftuar se një shtetas kërkonte ndihmë, pasi kishte rënë në ujë. për shkak të përmbysjes së mjetit të tij lundrues.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet kanë shkuar në zonën ku kishte rënë në ujë, turisti nga Italia, shtetasi G. A., 63 vjeç, për shkak të përmbysjes nga era, të varkës së tij me vela.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, 63-vjeçari është nxjerrë nga uji, është transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe është shoqëruar në ambientet e hotelit ku ishte akomoduar. Ky shtetas është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shtetasi G. A. ka falënderuar shërbimet e Policisë për gatishmërinë, profesionalizmin dhe humanizmin e treguar, për t’i shkuar në ndihmë atij.


Shtuar 1.07.2023 12:51