Burri i merr jetën gruas dhe dashnorit të saj, në fund qëllon edhe ndaj vetes
Mediat e huaja kanë raportuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Oklahoma, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe të dashurin e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parkim makinash, ku autori i krimit ka qëlluar në drejtim të bashkëshortes dhe të dashurit të saj, ndërsa të dy ndodheshin brenda në makinë.


Mësohet se autori ka qëlluar 9 herë në drejtim të makinës dhe më pas ka qëlluar veten duke gjendur vdekjen e menjëhershme.

Organet policore deklaruan se çështja është në hetim, për të zbuluar rreth shkaqeve që çuan autorin të ndërmarr këtë akt barbar, ndërsa shprehen gjithashtu se po punojnë për të marrë masa parandaluese për krime të këtij lloji.
Shtuar më 20/11/2019, ora 18:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori