Mister me vdekjen e kryebashkiakut që ra nga kati i katërt i hotelit në Itali

Një kryebashkiak polak , identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, humbi ekuilibrin, ra nga kati i katërt  i hotelit ku ndodhej  dhe për fat të keq ndërroi jetë, raporton  Agjencia Polake e Shtypit (PAP).

44-vjeçari polak dha frymën e fundit mëngjesin e sotëm, raporton CNN.

Ai ra nga kati i katërt i hotelit “Due Colonne”, që ndodhet në “zemrën” e qytetit të Cagliarit të Sardenjës në Itali,  në orën 2 të mëngjesit, raporton agjencia “ANSA”.

Për kryebashkiakun e ndjerë, nuk u dha më shumë informacion as nga agjencia polake e lajmeve (PAP) dhe as nga  Fabrizio Mustaro, hetues i policisë së qytetit të Cagliarit në Sardenjë.

Megjithatë, përfaqësuesi i Mustaros ka  sqaruar se ngjarja  ka qenë  aksident dhe se nuk ka pasur  shenja dhune . “Kryetari, siç tha ai,  ishte ulur në prag të dritares kur humbi ekuilibrin”./albeu.com/


Shtuar 9.05.2023 15:48