E FUNDIT/ Zaev jep dorëheqjen
Banorët hapin 3 km rrugë të bllokuar nga bora, për të shpëtuar 4 të sëmurë (VIDEO)
Në një video të postuar nga deputeti i PD-së z.Xhemal Gjunkshi, shfaqen disa banorë nga fshati Shumbat. Ata pohojnë se kanë hapur 3 km rrugë me lopata për ta bashkuar me rrugën nacionale, pasi kanë patur raste emergjente.

Gjatë videos vërehet edhe acarimi i banorëve për shkak të situatës së rënduar.

Më poshtë gjendet postimi i plotë i deputetit Gjunkshi:

Banorët e fshatit Shumbat organizohen të gjithë dhe hapin me lopata 3 km rrugë për të nxjerrë mjetet nga fshati pasi siç thonë vetë kanë pasur disa raste me të sëmurë. Edhe pse raportohet se është hapur , banorët tregojnë se fadroma është futur disa dhjetra metra dhe është kthyer. Ne pamë nga afër banorët duke shtyrë furgonin për ta nxjerrë në rrugën nacionale"./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori