"Asnjë hap pas", çfarë po paralajmëron selia blu për nesër?
Ditën e nesërme rreth orës 10:00 është parashikuar të organizohet mbledhja dhe konstituimi i Këshillit të Ri të Bashkisë Kavajë dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit dhe marrja e mandatit të Kryetarit të kësaj bashkie nga socialisti Redjan Krali.

Mësohet se ky zhvillim politik në Kavajë pritet të organizohet në një ambient jo të qetë, pasi kryetari aktual i Bashkisë Kavajë Isa Sakja mbështetur edhe nga strukturat e Partisë Demokratike kanë paralajmëruar një protestë, pikërisht 30 minuta para fillimit të procedurave për marrjen e kësaj bashkie nga të majtet.

Ka qenë vetë faqja zyrtare e Partisë DemokratikeKavajës, e cila nëpërmjet një njoftimi ka ftuar qytetarët e Kavajës që ti bashkohen protestës përpra godinës së Bashkisë për të protestuar dhe bllokuar procesin ilegjitim të farsës së votimeve të 30 Qershorit.

Njoftimi në faqen zyrtare Kavaja Demokratike:

“ASNJE HAP PAS!

Te nderuar qytetar dhe qytetare te Kavajes!
Diten e neserme ne oren 09:30 ju ftojme te gjitheve perballe Bashkise se qytetit te protestojme dhe te bllokojme proçesin ilegiitim te farses se votimeve te 30 Qershorit!

Te gjithe se bashku ne zbatim te dekretit te Presidentit te Republikes ti themi ndal instalimit te diktatures ne vendin tone.

BASHKIA ESHTE E QYTETAREVE------------”
Shtuar më 29/07/2019, ora 20:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori