Artan Hoxha u infektua me COVID-19: Nuk gjeta zgjidhje te mjekët biznesmenë
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku rrëfen se ka qenë për dy javë i infektuar me Covid 19 sëbashku me bashkëshorten e tij dhe e ka kaluar në gjendje të rënduar.

Hoxha shprehet se është trajtuar në një spital privat në Tiranë, pasi nuk mund tiu besonte mjekëve biznesmenë, sipas tij, që serviren nga kamerat e propagandës qeveritare.

Postimi i plotë i Hoxhës

Thefsh qafën Covid-19…. Pas dy javesh të trazuara, në beteje individuale dhe familjare, e perballuam me sukses së bashku me bashkëshorten, atë qe rendom po cilësohet, si virusi i shekullit. Ishte një përvojë aspak mbresëlenëse…. perkundrazi, sfilitese dhe e lodhshme…

Vetem kur krijuesi te ben nje “xhiro” nga “honet e qoftelargut”, e kupton vleren e vertete te jetes, te bashkeshortes, te familjes, te femijeve, te prinderve, te miqve dhe shokeve, gjithkujt qe te ndodhet prane.. Papritmas, gjendesh në nje shkretetire të frikshme, mes teje dhe krijuesit.

Aty të vetmit engjej mbrojtes, për dreq nuk jane propaganda cipëplasur e pushtetit, apo politika e dites, që te fut jo vetëm të dridhurat, por panikun…

Aty nuk vlejne mjeket e cirkut politik, “heronjte” e Ëhatsapp- it, “mjeket biznesmenë”, që na i servir regjia e shemtuar e propagandes qeverisese, apo qe i degjojme tek na mjegullojne më keq çdo nate nga studiot vezulluese te ekraneve kombetare…

Me duhej ta provoja vetë, se heronjte e vertete me bluza të bardha, ata të heshturit, qe bejne detyren e tyre në keto dite të trazuara, qe shpetojne jete njerezish dhe mbjellin shprese pikerisht aty ku duket se oksigjeni eshte zhdukur, jane krejt të tjere…

Falenderimi dhe mirenjohja në keto raste, per heronj te tille te heshtur, eshte shume pak

Dua ta nis mirenjohjen time nga shefi i reanimacionit të spitalit Amerikan 3, doktor Genti Huti, nje shkodran, qe për zotin “te tana i ban”. Pastaj doktor Amarildo, kryeinfermieri Eugen Ismolli, infermieret e perkushtuara me veshje prej astronauti .. etj.

Në fund, nje falenderim të veçante, miqve të vertete, qe në dite të tilla, vlejne me shume se nje thesar.

Dhe në fund nje keshille. Miq, të njohur, bashkekombas!

Eshte në zgjedhjen tuaj të lire te besoni ose jo, ta neverisni propaganden e shemtuar te pushtetit dhe panikun e pakenaqesise të opozites në betejen e saj për pushtet.

Une u mundova për 8 muaj me radhe të mos infektohem nga covid19, por nuk ia dola dot.Beni kujdes, ruhuni per shendetin tuaj, të familjareve tuaj, sidomos të prinderve në moshe të thyer.

Covid19 nuk eshte nje loje, eshte nje e keqe shume e kushtueshme për shqiptaret e vene perfund nga keq-qeverisja dhe vrasja e shpreses. Jeta e çdo njerit prej jush eshte shume e shtrenjte… Ju lutem, kujdesuni per vete dhe te tjeret, qe të mos beheni për spital. Per fat te keq, nga aty e tutje, jemi vetem statistika në buletin ditor të bilancit të covid19
Shtuar më 24/11/2020, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori