Arrestohet ish-sekretarja gjyqësore në Gjykatën Administrative në Vlorë
Policia e Vlorws ka arrestuar sot ish-sekretaren gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Nga hetimet e kryera, 43-vjeçarja Edlira Shehu, ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Informacion/Vlorë

Kapet dhe ndalohet një shtetase, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Specialistët e krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës:

E. Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.




Shtuar më 12/12/2019, ora 15:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori