Vrasësi i Behar Sofisë flet në gjyq: Do eleminoja dhe një tjetër, pagesa ishte 500 mijë euro, do t’i merrja nga “Bajlozi”

34-vjeçari Ernejt Shyti, autori i vrasjes së biznesmenit Behar Sofia, prej kohësh po bashkëpunon me drejtësinë.

Shyti ka dhënë dëshmi tronditëse në seancën në Gjykatën e Posaçme, ku ka pohuar se personat që e kishin porositur për të eliminuar biznesmenin Behar Sofia i kishin kërkuar të kryente një vrasje tjetër në Gjermani.

Bëhet fjalë për një 34-vjeçar, emrin e të cilit nuk e bën publik dhe për këtë vrasje do të paguhej 500 mijë euro.

Sipas porositësve, paratë për vrasjen në Gjermani do t’i merrte nga një person i njohur me pseudonimin “Bajlozi”, të cilin nuk e njihte.

Shyti ka treguar më tej me detaje vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, nga përgatitja e krimit deri tek finalizimi.

Ernejt Shyti u arrestua vetëm dy javë pasi kishte kryer vrasjen e Behar Sofias, më 12 mars 2021 në Mal të Zi, teksa punonte në ndërtim.


Shtuar 16.03.2023 14:07