AKU mbyll 4 biznese dhe merr 11 masa administrative
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka ndërprerë aktivitetin e 4 subjekteve ku përfshihen restorante, dhe magazine ushqimore si dhe i ka ndëshkuar me shumën prej 6.81 milionë lekë.

Shkeljet janë konstatuar në qytetet e Tiranës dhe të Fierit ndërkohë që AKU shprehet se u konstatua ushtrim aktiviteti i palicencuar, mangësidokumentacion (gjurmueshmëri, plani HAÇP), si dhe veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit.

Njoftimi i plotë:

AKU NDËRPRET AKTIVITETIN NË 4 SUBJEKTE, RESTORANTE DHE MAGAZINA USHQIMORE TË PALICENCUARA. KUNDRAVAJTJET NDËSHKOHEN ME 6.81 MILION LEKË

Drejtoritë Rajonale të AKU, qarku Tiranë dhe Fier ushtruan kontrolle në 4 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Magazinë ushqimor”, nga ku u konstatua: ushtrim aktiviteti i palicencuar, mangësidokumentacion (gjurmueshmëri, plani HAÇP), si dhe veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative si në vijim: 11 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 6,810,000 lekë dhe “Ndërprerje aktiviteti” për 4 subjektet.

Siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët!
Shtuar më 14/08/2019, ora 21:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori