Luizi dhe Kiara debatojnë me Qetsorin dhe Oltën

Pas përfundimit të Prime-it, Kiara u përfshi në një diskutim me Oltën në lidhje me qëndrimin e saj për lidhjen Kristi-Keisi.

Gjatë ditës së djeshme, Olta pati një debat të ashpër me Kristin, ndërsa pas prime-t ajo nisi t’i qëndroj pranë.

Qetsori ka ndërhyrë në bisedë, duke kërkuar leje të përfshihet në debate.

Luizi u drejtua duke i thënë se ai nuk ka të drejtë të flasë për ngjarje që ai ka parë nga jashtë, pasi konsiderohet si infrormacion.

Por Qetsori tha se ka të drejtën e tij të përfshihet në debate dhe për të dhënë mendimin e tij.

Në fund i’u drejtua Kiarës duke i thënë se po fliste si “perëndeshë”.