26 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 622 teste të realizuara, 26 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, prej të cilëve 1 rast është nga skriningu. Sipas qyteteve, 14 raste të reja janë regjistruar në Shkup, 2 në Kumanovë, 4 në Shtip, 1 në Prilep, 2 në Tetovë, 1 në Strugë dhe 1 në Veles.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, është regjistruar shërimi i 11 pacientëve nga Shkupi, 4 pacientëve nga Kumanova dhe nga një pacient nga Tetova dhe Velesi.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi, Tetova dhe Struga.

Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 58 vjeçar nga Struga dhe një 47 vjeçar nga Shkupi. Në Spitalin e Qytetit "8 shtatori" ka ndërruar jetë një 43 vjeçar nga Tetova, i cili ishte shtrirë në spital me 19 maj.

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 26,463 testime, prej të cilëve 2.039 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1.470 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 119 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 450 raste aktive.

Shtuar më 27/05/2020, ora 13:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori