Manchester United kërkon zyrtarisht huazimin e lojtarit të Barcelonës

Lëvizje surprizë e minutës së fundit. Manchester United ka kërkuar zyrtarisht huazimin e Marcos Alonsos për këtë sezon. Kur u duk se gjithçka ishte kthyer në normalitet me lojtarin (u federua dhe u aktivizua titullar në ndeshjen e së dielës ndaj Villarrealit), klubi anglez ka dalë me këtë ofertë për lojtarin.

Propozimi shkon përtej huazimit për një vit. United i ofron lojtarit kontratë dyvjeçare. Domethënë transferimi i këtij sezoni dhe një vit tjetër kur kontrata e tij përfundon më 30 qershor.

Alonso po mendon për këtë. Ideja e Marcos Alonso ishte të qëndronte te Barcelona, ​​por tani gjithçka mund të ndryshojë.


Shtuar 29.08.2023 13:02