Rama: Mjekëve specialistë do t’u rritet rroga me 50 mijë lekë të reja

Kryeministri, Edi Rama, tha sot se duke nisur nga 30 prilli, mjekër specialsitë do të marrin 50 mijë lekë të reja plus mbi pagën e tyre.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Shëndetësisë në Pallatin e Kongreseve, Rama tha se 335 mjekë janë punësuar në vitin 2022 duke plotësuar nevojat e sistemit, por gjithmonë duke kaluar përmes një kanali punësimi që është transparent dhe I bazuar në meritokraci.

Edi Rama: 335 mjekë janë punësuar në vitin 2022 duke plotësuar nevojat e sistemit, por duke kaluar përmes një kanali punësimi që është transparent dhe i mbështetur te merita. Ne i kemi rritur pagat nga 2013 me 63%, por jemi shumë të vetëdijshëm që kjo nuk mjafton. Ndërkohë që gara bëhet më e ethshme na dikton që ne të shpejtojmë. Jeta është ajo që ndodh kur ne jemi duke bërë plane të tjera. Në prill, jo në 1, por në 30 prill, mjekët specialistë do fillojnë të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre.

/albeu.com/