Interi triumfon në Superkupën e Italisë

Interi rrëmbeu trofeun e parë për 2023-in.

Interi mposhti në finale e madhe të Superkupës së Italisë Milanin, me rezultat 3-0. Zikaltrit e Simone Inzaghit dominuan kampionët e Italisë dhe nuk e vendosën në asnjë moment në diskutim fitoren.

Në këtë përballje pati minuta edhe për Kristjan Asllanin, që mori kështu medaljen e parë me fanellën zikaltër. Për më tepër shikoni momentin kur mesfushori shqiptar merr medaljen.

Për këtë klub, ky ishte trofeu i shtatë i Superkupës së Italisë në histori, pas atyre të viteve 1989, 2005, 2006, 2008, 2010 dhe 2021.

Festa ishte e ligjshme te Interi, në fund u ngrit lart në qiell trofeu.

Interesant ishte momenti i shpërndarjes së medaljeve dhe një e tillë i takoi edhe lojtarit shqiptar, Kristjan Asllani./albeu.com/