Dhunohet me sende të forta në mes të rrugës, 30-vjeçari në Tiranë përfundon në spital

Një i ri është dhunuar barbarisht në mes të rrugës mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije se 30-vjeçari E.Z është sulmuar me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar.

30-vjeçari aktualist ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore pas plagëve të marra. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi:

Më datë 23.04.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin E. Z., 30 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.

/AlbEu.com/


Shtuar 23.04.2023 22:24