Vuçiç kërcënon Kosovën për taksën
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka kërkuar edhe një herë nga institucionet e Kosovës që të heqin vendimin për taksë ndaj produkteve serbe, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për t’i hapur rrugë dialogut.

“Edhe një herë, i bëj thirrje Prishtinës që ta heq taksën”, ka thënë presidenti serb para gazetarëve.

Sipas tij një vendim i tillë do të zhbllokonte situatën.

“Pa heqjen e taksës, ne do të kemi probleme, shqiptarët dhe ne”, ka përfunduar Vuçiq.


Shtuar më 18/01/2019, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori