Tragjedia në familjen greke, prindërit dhurojnë organet e 6-vjeçarit

Një fëmijë 6 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Patrës në Greqi. I mituri pak ditë më parë pësoi një goditje në tru, e cila më pas i shkaktoi vdekje të trurit

Mësohet se i mituri pësoi infarkt ndërsa ishte në shtëpi dhe më pas është transportuar menjëherë në spital.

Mediat greke shkruajnë se mjekët kanë zhvilluar procesin e “ftohjes” së trurit për ta mbrojtur atë nga dëmtimet e mundshme, por 6-vjeçari nuk ia doli dhe humbi betejën për jetën.

Bëhet me dije se pavarësisht dhimbjes së madhe që po përjetojnë, prindërit e tij kanë marrë vendimin për të vazhduar me dhurimin e organeve të të birit./Albeu.com/