Vetëvendosja nesër nis nënshkrimin e peticionit për zgjedhje të reja
Lëvizja Vetëvendosje nesër me fillim në ora 10:00 deri në 18:00 , në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë, do të organizojë peticionin me kërkesën për zgjedhje të reja.

Vetëvendosje fillimisht kishte organizuar një peticion online për zgjedhje të reja, ndërsa pas lirimit të masave kundër COVID-19, nga nesër këtë do ta bëjë edhe në mënyrë fizike, njofton Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës.
Shtuar më 01/06/2020, ora 23:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori