Veseli: Zgjedhjet, në interes të Kosovës
Të gjitha subjektet politike janë deklaruar pro shpërndarjes, e cila do t’i hapte rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Por në rast se edhe më tej vazhdon të ketë zvarritje të zgjedhjeve, zyrtarët e LVV-së kanë paralajmëruar organizim të protestave, shkruan sot gazeta Zëri.

Teksa ka dhënë njoftimin për mbledhjen e Kryesisë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se ky takim ka për qëllim të saktësojë në mënyrë zyrtare dhe institucionale qëndrimet e secilit grup parlamentar lidhur me situatën e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit.
Shtuar më 05/08/2019, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori