Rikthehen vdekjet nga Covid-19, humb jetën një person në Shqipëri

Pas një kohe të gjatë me zero vdekje nga pandemia e Covid-19, në vendin tonë është regjistruar sot një humbje jete si pasojë e koronavirusit.

Bëhet fjalë për një 82-vjeçar nga Korça.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 189 testime, nga të cilët 6 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
5 në Tiranë, 1 në Durrës.

Janë 151 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,060 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Mars 2023)

Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 189

Testime totale 2,047,608
Raste pozitive 333,814
Raste të shëruara 330,060
Raste Aktive 152
Humbje jete 3,602

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 133
Fier 5
Vlorë 6
Berat. 3
Durrës. 3
Shkodër. 2
/albeu.com/


Shtuar 27.03.2023 17:18