EMRAT/ Dhunuan Përgjegjësin e Kadastrës dhe kreun e Njësisë Rukaj në Mat, nën hetim babë e bir, një person në kërkim

Sokol dhe Erik Rami, babë e bir janë proceduar penalisht ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim pasi janë përfshirë në një konflikt ku ka mbetur i lënduar kryetar i njësisë administrative Rukaj në Mat, Ermal Sena si edhe përgjegjësi i Zyrës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dega Mat, Herjon Sena

Uniformat blu bëjnë me dije se  këta shtetas kanë goditur me grushte dhe me mjete të tjera, për shkak të detyrës, Herjon Senën, dhe kreun e Njësisë Rukaj, Ermal Sena, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin.

Ngjarja ka ndodhur më 7 maj, rreth orës 22:00 në Burrel.

Nga hetimet rezulton se Sokol Rami, i ka kërkuar Herjon Senës me detyrë kreu i Kadastrës në Mat, që t’i regjistronte në emër të tij, një pronë e cila ishte në proces gjyqësor.

Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat dhe është marrë në pyetje mbi rrethanat e këtij konflikti, shtetasi A. D., i cili pas dhënies së deklarimit, është lënë i lirë.

Njoftimi i policisë

Mat/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, në qendër të qytetit të Burrelit, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, disa shtetas të përfshirë në këtë konflikt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat kanë vënë menjëherë në dijeni prokurorin e gatshëm të Prokurorisë së Dibrës, për këtë konflikt, dhe në drejtimin e kësaj prokurorie, kanë kryer të gjitha veprimet e para procedurale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, ka nisur procedimi penal për shtetasit S. R., 49 vjeç dhe E. R., 21 vjeç (babë e bir), si dhe për shtetasin A. M., 21 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.05.2023, rreth orës 22:00, në qytetin e Burrelit, kanë goditur me grushte dhe me mjete të tjera, për shkak të detyrës, shtetasin H. S., me detyrë përgjegjës i Zyrës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dega Mat, i cili ka pësuar dëmtime të lehta fizike.

Si pasojë e këtij konflikti, ka mbetur i dëmtuar dhe shtetasi E. S., 36 vjeç, banues në Burrel, me detyrë kryetar i njësisë administrative Rukaj, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin.
Nga hetimet e kryera dhe nga deklarimet e marra, ka rezultuar se shtetasi S. R. i ka kërkuar më parë, shtetasit H. S., që t’i regjistronte në emër të tij, një pronë e cila ishte në proces gjyqësor.

Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat dhe është marrë në pyetje mbi rrethanat e këtij konflikti, shtetasi A. D., i cili pas dhënies së deklarimit, është lënë i lirë.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 8.05.2023 15:17