“Dokrra hini”, Rama për rritjen e pagave: Shqipëria sot është tjetër, kemi vite që e ndërtojmë

Kryeministri i vendit, Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohet projektligji për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave është ndalur sërish te rezultati i zgjedhjeve të 14 majit.

Rama: Shqiptarët kanë braktisur një pjesë nga ne. Shqiptarët jo vetëm që nuk na kanë braktisur ne të krahut të mahtë, por na kanë mbështetur më shumë se asnjëherë më parë. Ky nuk është një fenomen karakteristik i zgjedhjeve vendore. Në zgjedhjet vendore, historikisht partitë e mëdha bien dhe partitë e tjera rriten si rezultat i një numri shumë të madh kandidatësh për këshilla.  Sot jam shumë i lehtësuar sepse vijmë për të kaluar një projekt të cilin kemi dashur ta kalojmë vite më parë dhe për të cilin kemi luftuar çdo ditë të këtyre viteve. Në prillin e ardhshëm rroga mesatare do të shkojë në 900 euro dhe me këtë parashikim ne ngjitemi në nivelin e lartë të rajonit.  Të tjerat janë dokrra hini kur thoshte At Gjergj Fishta.

Rama tha se kjo nuk është bërë më parë sepse vendi ynë është përballur me situata të cilat vendet e rajonit nuk i ka pasur. Ndër to, ai përmendi tërmetin e vitit 2019.

Rama: Pastaj erdhi pandemia, pastaj erdhi agresioni i luftës. E vërteta e thjeshtë tani është që ekonomia është rritur, ndryshe nga çfarë është thënë këtu, papunësia është nën nivelet e para pandemisë, konsumi është rritur, pra ajo përvuajtja lënguese këtu që nuk po blejnë dot njerëzit nuk provohet me shifrën e konsumit. Eksportet janë rritur dhe të gjitha këti nuk janë opinione, as shifra të nxjera nga mënga sipas qejfit. Janë shifra që i gjen në çdo raport dhe çdo tabelë. Shqipëria është tjetër dhe kemi muaj, vite që e ndërtojmë.

Kreu i qeverisë theksoi se sot është e kotë të bëhet debat përballë faktit që shumica qeverisëse po bën rritjen më të lartë të pagave.


Shtuar 25.05.2023 11:22