Si të mbroni lëkurën nga i ftohti, këto janë 5 mënyrat më praktike

Ulja e temperaturave sjell edhe problemet me lëkurën tuaj, nëse ju nuk kujdeseni për të. I ftohti dhe era janë dy faktorë të jashtëm të cilët e dëmtojnë shumë lëkurën. Për të evituar skuqjet apo problemet e tjera ndiqni këto këshilla, për t’i ardhur në ndihmë lëkurës tuaj.

Bëni kujdes me ushqimin

Ushqimi mund të bëjë diferencën mes një lëkure të bukur dhe një lëkure të ashpër e të dëmtuar nga i ftohti. Sigurohuni që dieta juaj ushqimore të ketë patate dhe vezë. Të gjitha këto ushqime janë të nevojshme për një epidermë të shëndetshme.

Përdorni vaj për bebe

Nëse kremi që përdorni nuk iu jep asnjë lloj efekti dhe lëkura juaj është gjithmonë e thatë, provoni të përdorni vajin klasik të bebeve, është hidratues shumë i mirë.

Bëni maskën javore

Një herë në javë mund të pastroni në thellësi lëkurën dhe ta hidratoni atë me ndihmën e një maske. Në këtë mënyrë ajo do të pastrohet në thellësi dhe lëkura do të vazhdojë të marrë frymë.

Mos përdorni ujë të ngrohtë

Uji i ngrohtë iu duket shumë i mirë në dimër, por duhet të dini se ai është edhe i dëmshëm. Shmangeni sa më shumë atë dhe mos përtoni ta lani fytyrën me ujë të vakët, edhe pse është ftohtë.

Përdorni krem me SPF

Duhet të pini vazhdimisht shumë ujë gjatë ditës dhe të vendosni krem mbrojtës kundër diellit, edhe nëse dita nuk është me diell.


Shtuar 25.12.2022 14:32

Tags: ,