“Ndihem shumë keq …”, Clinton: Unë jam fajtor për pushtimin e Ukrainës nga Rusia

Ish-Presidenti i SHBA Bill Clinton ka rrëfyer se ka bërë një gabim ‘të tmerrshëm’ duke detyruar Ukrainën të heqë dorë nga armët e saj bërthamore në vitin 1994.

Clinton, mandati i të cilit u dëmtua nga një skandal seksual në Shtëpinë e Bardhë, kërkoi që Kievi të dorëzonte armët bërthamore në një marrëveshje me Moskën.

Në një shfaqje të rrallë përulësie, ai pranoi se pushtimi i paligjshëm i Rusisë nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ukrainasve do t’u lejohej të ruanin kapacitetet e tyre bërthamore.

“Ndihem shumë keq për këtë, sepse Ukraina është një vend shumë i rëndësishëm dhe ndiej një faj sepse i bëra ata të pranonin të hiqnin dorë nga armët e tyre bërthamore”, tha ai për rrjetin irlandez RTE.


Shtuar 5.04.2023 23:32