Ministri i Jashtëm i Emirateve: Te ne jetojnë 12 mijë shqiptarë, procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi është inkurajues

Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sh.T.Z. Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, foli gjatë konferencës për media me kryeministrin Edi Rama, pas nënshkrimit të marrëveshjes strategjike mes Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike në Shqipëri dhe Këshillit të Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai u shpreh se ishte i lumtur për bashkëpunimin me Shqipërinë, ndërsa theksoi se në Emirate janë 12 mijë shqiptarë.

Gjithashtu ceku dhe procesin e normalizimit të marrëdhënies Kosovë-Serbi, ku tha se e mbështesin fort.

“Së pari të them sesa i gëzuar jamë që kthehem në Tiranë dhe ndihem vërtet në siklet që janë bërë kaq vite që nga vizita që përmendet ju. Nuk i harroj dot kurrë ato pamje të njerfëzve që ishin në nevojë dhe bujarinë e shqiptarëve ndaj popullit të Kosovës. Kryeminter, ju jeni një kombe me shumë fat dhe ia keni dalë në një kohë të shkurtër të përballoni ka shumë sfida dhed jam i sigurit qe kjo është falë dedikimit tuaj dhe ekipit tuaj, qyetarëve shqiptarë që ia kanës dalë. E di që nuk është e lehtë, por ia kanë dalë të kthejnë faqen. Ka shumë pak vende që e kanës bërë këtë gjë. Jam i lumtur të shoh që marrëdhënia jonë po rritet, por do të doha të rritjed më sjpejt . Ka kaq shumë gjëra të mira që po ndodhin, por ka dhe shumë që mund të bëjmë, psh për energjinë, infrastrukturën, turzimin e bujqësinë. Përmes jush (i drejtohet Ramës), ne Emiratet e Bashkuara jam i nderuar të them se kemi 12 mijë shqiptarë që jetojnë atje, dhe kanë bërë një punë mjaft të mirë. Ne do të bëjmë gjithcka të mundur të ruajmë kontaktat dhe ata të mos ndjejnë shumë mallin për Shqipërinë. Dua vetëm të them se Emiratet do të përpiqen të punojnë me miqtë tuaj në Ballkan, duke vlerësuar paqedn, duke vlerësuar zhvillim dhe respektuar historinë, por për aq kohë sa mund të ecim përpara dhe e shohim procesin e ormalizmit midis Serbisë dhe Kosovës si diçka që është jashtë mase inkurajuese. Ne e mbështesim fort atë dhe do të bëshkëpunojmë për të siguruar që normalizimi të jetë i suksesshëm. Kryeministërf, edhe njëherë dua të them se jam mirënjohës për fjalët e bukura dhe mikëpritjen tuaj”, tha ministri i jashtëm i Emirateve.