Për 3 ditë me radhë ngacmoi gruan dhe 2 vajzat e veta, i shpëton fqinji
Një burrë 50 vjeç nga Gjilani i Kosovës ka ngacmuar seksualisht gruan dhe dy vajzat e tij. 50 vjeçari, me inicialet M. Sh, dyshohet se e ka bërë këtë veprim të ulët ndaj familjarëve të tij për tri ditë me radhë.

Duke e parë këtë gjendje, fqinji i tij në fshatin Cernicë, dje pasdite ka lajmëruar Policinë për të marrë masa për mbrojtjen e viktimave nga ngacmimi i vazhdueshëm seksual.

Policia e ka arrestuar M.SH dhe po e mban në paraburgim për 48 orë.
Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe rekomandimit të psikiatrit, 50-vjeçari është vendosur të dërgohet në Repartin e Psikiatrisë dhe stë mbahen nën kontroll nga Policia.
Shtuar më 21/09/2019, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori