Njësia Speciale kryen detyrën në veri, kthehet në Prishtinë
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte zbarkuar herët në mëngjes në pikën e kalimit kufitar në Jarinje. Detyra e saj ishte ndalimi i hyrjes në Kosovë të ekipit serb të futbollit Cërvena Zvezda.

Cërvena Zvezda po planifikonte të luante ndeshjen e raundit të 1/16 në kuadër të Kupës së Serbisë kundër Trepçës ilegale në Zveçan.

Menaxherët e klubit pasi komunikuan me zyrtarët policorë, u detyruan të ktheheshin prapa, bashkë me lojëtaret, ndërsa pasdite Njësia Speciale u largua nga veriu.
Shtuar më 09/10/2019, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori