Akuza për pronat e ushtrisë në Shëngjin, Xhaçka në SPAK, ja për çfarë u pyet

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën u parqit sot në SPAK. Kjo është hera e dytë që Xhaçka thirret në ambientet e SPAK.
Muajin e kaluar Xhaçka u thirr në SPAK në lidhje me kallëzimin për pronat e ushtrisë.

Këtë herë ministrja është thirrur në SPAK për një kallëzim për përdorimin e helikopterëve që është denoncuar nga deputetja e PD

Albana Vokshi dhe kallëzimet e ish-ushtarakut Artur Meçollarit për bazën e Limionit dhe bazën detare të Shëngjinit. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije Xhaçka është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi dy çështjet.

SPAK po merr në pyetje të gjithë zyrtarët e përfshirë në çështje. Meçollari ka kallëzuar dhe presidentin Bajram Begaj.