Konfirmohet nga klubi, Haaland është zyrtarisht lojtar i Manchester City

Tashmë është zyrtare se Erling Haaland është lojtari më i ri i Manchester City.

Kjo marrëveshje kishte ardhur para disa muajsh por sot klubi anglez ka zyrtarizuar gjithçka duke prezantuar bomberin norvegjez si sulmuesin e tyre më të ri të ekipit.

Haaland është një bomber i vërtetë dhe City arriti ta transferonte duke i paguar klauzolën e lirimit nga klubi i Dortmund.

“Ai është këtu!”, ka shkruar Manchester City në një postim në rrejtet sociale./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.06.2022 11:14