Në pritje të vendimit të Kushtetueses, VV konfirmon protestën e nesërme
Nga partia që udhëhiqet nga Albin Kurti, po planifikojnë që nesër të bëjnë edhe një provë për protestë në shesh të Prishtinës, të cilën po e quajnë performancë.

Mirëpo, kësaj here në të do të marrin pjesë deri në 5 mijë persona. Kurti ka mohuar sot se lehtësimi i kufizimit të masave ka të bëjë me përgatitjen e terrenit për protesta duke thënë se protesta është e drejtë e qytetarëve.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express nga sekretariati për media.

"Në vazhdimësi gjatë kësaj kohe kemi pasur kërkesa e interesim të shumtë të qytetarëve për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend. Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarë e aktivistë ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë por në përmasa më të mëdha. Pra, kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona", kanë thënë nga LVV’ja.

Kjo provë për protestë pritet që të fillojë nga ora 17:00 deri në orën 19:00, derisa, në një letër që është publikuar në media thuhet se pjesëmarrësit do të realizojnë një ‘performancë’ në sheshet ‘Skenderbeu’, ‘Ibrahim Rugova’ dhe ‘Adem Jashari’.
Shtuar më 27/05/2020, ora 13:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori