Ndërron jetë një person pas aksidentit në aksin Podujevë-Prishtinë
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka konfirmuar për Lajmi.net se një person ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur në ora 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

“Rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit mashkull”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai shtoi se njësitet policore po merren me ekzaminimet në vend-ngjarje.
Shtuar më 12/11/2019, ora 20:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori